Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Bardhyl Zeqiri, duke e dënuar me 20 vite burgim për vrasjen e I.C. me thikë, në kafenenë “Viva La” në Gjilan.
Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Zeqiri u shpall të premten.
“Gjykata ka nxjerrë vendim duke i vazhduar masën e paraburgimit të akuzuarit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me burgim”, thuhet në njoftimin e gjykatës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.
Sipas aktakuzës, më 24 qershor 2021, në Gjilan, saktësisht në kafenenë “Viva La”, i akuzuari me dashje ka privuar nga jeta viktimën I.C. për motive të ulëta.
Tutje thuhet se pas një mosmarrëveshje verbale në mes të akuzuarit dhe tani të ndjerit lidhur me raportet intime në mes të akuzuarit dhe bashkëshortes së viktimës, i akuzuari me një thikë me veprim të drejtpërdrejtë ka privuar nga jeta tani të ndjerin, duke e goditur në regjionin e përparmë të qafes (në fyt), i akuzuari i ka shkaktuar katër plagë prerëse dhe dy plagë prerëse – shpuese – shkuese (apo qorre), një plagë prerëse – shpuese – shkuese në anën e majtë të regjionit ijor, ku për shkak të plagëve të pësuara viktima nuk ka mundur të mbijetoj dhe rrugës për në spital ka vdekur.
Me këtë ai ngarkohej se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.8 të Kodit Penal të Kosovës, e dënueshme me jo më pak se dhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...