Valon Frrokaj është dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë me 1600 euro për armëmbajtje pa leje.
Sipas aktakuzës, Frrokajt në mars të këtij viti gjatë bastisjes së shtëpisë nga policia, i ishte gjetur një pushkë ajrore, një pistoletë, municion dhe shufër metalike.
Gjykata e Gjakovës ka dënuar me gjobë të akuzuarin për posedim të paautorizuar të armëve.
Gjykata gjithashtu vendosi që Frrokajt t’ia konfiskojë pistoletën dhe pushkën ajrore.
Valon Frrokaj para gjykatës e pranoi fajësinë.
“Është e vërtetë se pushka ajrore është gjetur në dhomën time, ndërsa pistoleta ka qenë e gjyshit tim, i cili ka ndërruar jetë dhe unë e kam përdorur të njëjtën në një dasmë”, tha Frrokaj.
Ndërsa prokurori i rastit Armend Zenelaj nuk e kundërshtoi pranimin e fajësisë nga i akuzuari duke thënë që ka mbështetje në aktakuzën e Prokurorisë.
Sinani: Sulmi në Iber Lepenc nuk mund të jetë ndryshe pos su...
Kosova siguron rrymë nga Shqipëria, pas sulmit në Ibër-Lepen...
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...
“Serbia reagoi shumë shpejtë, ngjalli dyshime se sulmi ishte...