Valon Frrokaj është dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë me 1600 euro për armëmbajtje pa leje.
Sipas aktakuzës, Frrokajt në mars të këtij viti gjatë bastisjes së shtëpisë nga policia, i ishte gjetur një pushkë ajrore, një pistoletë, municion dhe shufër metalike.
Gjykata e Gjakovës ka dënuar me gjobë të akuzuarin për posedim të paautorizuar të armëve.
Gjykata gjithashtu vendosi që Frrokajt t’ia konfiskojë pistoletën dhe pushkën ajrore.
Valon Frrokaj para gjykatës e pranoi fajësinë.
“Është e vërtetë se pushka ajrore është gjetur në dhomën time, ndërsa pistoleta ka qenë e gjyshit tim, i cili ka ndërruar jetë dhe unë e kam përdorur të njëjtën në një dasmë”, tha Frrokaj.
Ndërsa prokurori i rastit Armend Zenelaj nuk e kundërshtoi pranimin e fajësisë nga i akuzuari duke thënë që ka mbështetje në aktakuzën e Prokurorisë.
Osmani: Tahir Zemaj do të jetë gjithmonë simbol i sakrificës...
Tetë të vdekur dhe 15 të lënduar nga shpërthimi i zjarrit në...
Ministrat dhe kryeministri nën “llupën” e Prokurorisë Specia...
Edhe pas 23 vjetëve të euros, gjermanët ende këmbejnë marka
“Pse gjithë ky mllef me ty?” – Banorët diskutojnë me Drenush...
Mike Johnson është rizgjedhur kryetar i Dhomës së Përfaqësue...