Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me 15 vjet burgim, Fidan Makollin, për vrasjen e djalit të axhës së tij, Fadil Makolli.
Gjithashtu, Makollit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues, me të cilin i konfiskohet pistoleta dhe një karikator i zbrazur, dy gëzhoja, mjete me të cilat është kryer vepra penale, raporton Betimi për Drejtësi.
Fidan Makolli akuzohej se këtë vrasje, e ka kryer më 24 qershor 2016. Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 21:30, në Prishtinë, pas një konflikti verbal me të ndjerin Fadil Makolli, i cili ka parkuar automjetin e tij të markës “BMW” afër furrës Sharri.
Fidan Makolli, ka dal nga shtëpia dhe i ka thënë të ndjerit të mos e parkojë veturën aty, ku më pas me qëllim që t’i rrezikojë jetën ka shtënë me pistoletë në drejtim të Fadil Makollit, me ç’rast ky i fundit si pasojë e plagëve të marra, kishte vdekur pas pesë ditëve.
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...