Gjykata Themelore ka dënuar me burgim prej 3 viteve të pandehurin Q.B, i cili në mënyrë të kundërligjshme e ka privuar nga liria shtetasen e Republikës Çeke dhe e kishte kërcënuar.
Të pandehurin Q.B gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim si dhe dënim me gjobë në shumë prej 500 (pesëqind) euro, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.
Të njëjtit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues – konfiskimi i armës dhe është urdhëruar shkatërrimi i saj.
Ndaj të pandehurit është vazhduar paraburgimi deri sa aktgjykimi të merr formën e prerë.
Siç thuhet në njoftim, i pandehuri Q.B është shpall fajtor për shkak se:
“Me datë 20.05.2018, në fshatin Raushiq, Komuna Pejë, në mënyrë të kundërligjshme e ka privuar nga liria shtetasen e Republikës Çeke, e cila derisa ishte duke hipur në automjetin e shokëve të saj për të udhëtuar në Republikën e Çekisë, i pandehuri e kapë për flokësh dhe duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit e largon nga shokët e saj dhe e mbyll në shtëpi duke e kërcënuar që të mos kontaktojë me askënd në të kundërtën do t’ia vras familjen dhe të dashurin në Çeki, deri kur pas tre ditësh e njëjta arrin që ta lajmëroj me telefon policinë Çeke, ashtu që Policia e Kosovës e njoftuar përmes Interpolit e ka identifikuar vendndodhjen e saj dhe e ka liruar. Me rastin e arrestimit të tij, këtu i pandehuri në Stacionin Policor në Pejë, kanos seriozisht personat zyrtar me fjalët “në momentin e parë që do të dal krejt policët që më kanë arrestuar do t’i vras” .”
“Me çka ka kryer veprat penale kufizim i kundërligjshëm i lirisë, mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve dhe kanosje”, thuhet me tej në njoftim
Kosova siguron rrymë nga Shqipëria, pas sulmit në Ibër-Lepen...
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...
“Serbia reagoi shumë shpejtë, ngjalli dyshime se sulmi ishte...
Shpërthimi në veri: Osmani takon Maqedoncin, Jasharin dhe Aj...