Me 2 vjet burg e 1500 euro është dënuar nga Gjykata e Mitrovicës Bestin Rama, i akuzuar se më 18 shator të këtij viti në Mitrovicë me qëllim që vetes t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme ka tentuar që të përvetësojë pasurinë e luajtshme – paratë në institucionin financiar “Western Union“, pronë e Bashkim dhe Bujar Haxhimehmetit.
Sipas akuzës, i akuzuari kishte hyrë në lokalin e “Western Union” ku kishte qenë i dëmtuari Bashkim Haxhimehmeti dhe nga brezi kishte nxjerrë armën – pistoletën, në të cilën kishte pasur fishekë, të njëjtën ia kishte drejtuar në fytyrë të dëmtuarit, duke i thënë: “Paret, shpejt, ngutu, shpejt, qiti paret!“.
Ndërsa i dëmtuari i trishtuar dhe frikësuar ishte ulur poshtë pastaj i pandehuri Bestin Rama kishte dalë nga lokali.
I dëmtuari Bujar Haxhimehmeti pasi që e kishte pyetur të dëmtuarin tjetër Bashkim Haxhimehmeti se çfarë kishte ndodhur, i ishte vënë pas me veturë të pandehurit.
Bujar Haxhimehmeti kishte takuar disa policë në rrugë, të cilëve iu kishte kërkuar që ta ndalnin veturën, me ç’rast Policia edhe e kishte arrestuar të pandehurin.
Sipas akuzës, Bestin Rama kishte kryer veprën penale grabitje.
Rama po ashtu akuzohej edhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.
Paraprakisht, në Gjykatë u mbajt seanca e shqyrtimit fillestar, ku i akuzuari Bestin Rama ka pranuar fajësinë për veprën me të cilën ngarkohej.
Kurse me rastin e shpalljes se aktgjykimit nga ana e gjyqtarit Tomisllav Petroviq, Rama për veprën penale grabitje u dënua me 2 vjet burgim dhe 1000 euro gjobë, ndërsa për veprën penale armëmbajtje pa leje u dënua me 1000 euro gjobë.
Ndërsa dënimi unik i llogaritet 2 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë.
Gjykata për shpenzimet procedurale e ka detyruar të akuzuarin Rama të paguajë 300 euro për secilën vepër penale dhe 50 euro për fondin e viktimave.
Të akuzuarit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
Gjyqtari Petroviq në arsyetimin e shkurtë të aktgjykimit dhënë para palëve ka thënë se dënimi për këtë vepër është më i lartë por Gjykata ka shkuar në minimum pasi ka marrë parasysh rrethanat lehtësuese dhe faktin që i pandehuri paraprakisht kishte pranuar fajësinë, duke i ndihmuar Gjykatës në marrjen e vendimit./Kallxo.com
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...