Dënohet me burgim me kusht drejtori i Arsimit në Gjilan

09:43 | 8 Shkurt 2018
Arbresh.info

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me 145 ditë burgim me kusht në cilësinë e drejtorit të Arsimit Nazmi Musa, për kryerjen e veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Pas hetimeve të bëra nga Prokuroria Themelore në Gjilan, Musës i është ngritur aktakuzë në vitin 2016 dhe gjatë procesit gjyqësor drejtori i arsimit e kishte pranuar fajësinë në tërësi për veprën penale të cilën akuzohej.

Kjo është marr si rrethanë lehtësuese dhe dënimi është dhënë me kusht nëse brenda një viti i njëjti nuk kryen vepër tjetër penale.

Ndaj të dëmtuarës Bukurije Musliu, drejtori i Arsimit Nazmi Musa kishte bërë shkelje ligjore në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ, duke mos e lejuar që ajo të sistemohet si mësimdhënëse pas përfundimit të mandatit si zëvendës-drejtoresh e shkollës fillore Abaz Ajeti.

Po ashtu drejtori i Arsimit nuk i kishte respektuar as vendimet e Inspektoratit të Arsimit dhe as të sekretarit të përhershëm të MASHT-it.

Në vendimin e gjykatës është konstatuar se i akuzuari Nazmi Musa ka kryer veprën penale shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme