Dënohen veturat e shitësve ambulant, u parkuan në vende të ndaluara

12:24 | 23 Mars 2022
S D

Policia e Kosovës më saktësisht policia e trafikut rrugor kanë filluar një aksion ndaj shisteve ambulantiv me kombi nëpër rrugët e Prishtinës duke i dënua me gjoba për ndaljen e tyre në vende jo adekuate, raporton arbresh.info.

Arbresh.info ka përcjellë për së afërmi në afërsi në disa rrugë dytësore tek “Qafa”, në Prishtinë, ku është dënuar një nga këta shitës ambulant, e madje për mospajtim ka debatuar edhe me policin.

Personi i njohur për redaksinë për abresh.info ka konfirmuar se për pak minuta të ndaljes është dënuar.

“Pse more për pesë minuta”, i thash ndërsa polici ma kthej as që po më intereson”.

Tutje arbresh.info ka vëzhguar edhe në disa pjesë të tjera ku edhe ka bërë disa fotografi në momentin e ngjarjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme