Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të rënda shpalli aktgjykim ndaj të akuzuarve me inicialet P.M, E.Th, A.K, N.K, si dhe B.P për veprës penale fajde, si dhe detyrim në tentativë, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, raporton Arbresh.info.
I akuzuari i parë P.M. nga Prizreni , sipas njoftimit të kësaj gjykate për shkak të veprës penale, fajdeja është dënuar me gjobë në shumën prej 1.000 (njëmijë) euro dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.
I akuzuari i dytë E.Th. nga Prizreni i akuzuar për detyrim në tentativë nga neni 340 par.2 lidhur me nenin 28 dhe 31, dhe veprës penale, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK, është dënuar me gjobë në shumën prej 2.000 euro dhe dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vjet, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak, për veprën e dytë penale dënohet me dënim me gjobë në shumën prej 1.000 euro, ashtu që gjykata e gjykon me dënim UNIK me gjobë në shumën prej 3.000 (tremijë) euro.
I akuzuari A.K. nga Prizreni për shkak të veprës detyrim në tentativë nga neni 340 parg.2 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK, gjykohet me dënim me gjobë në shumën prej 2.000 euro dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajve.
Sipas vendimit të gjykatës u akuzuari i katër N.K. nga Prizreni për shkak të veprës penale fajdeja nga neni 343 par.1 të KPRK, është dënuar me gjobë në shumën prej 1.000 euro dhe dënim me burgim në kohëzgjatje pre 6 muaj në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.
“ I akuzuari me iniciale B.P. për veprat penale të fajdes nga neni 343 par.1 KPRK u dënuar me gjobë në shumën prej 800 euro dhe dënim me burg në kohëzgjatje prej 1(një) viti, për veprën penale nën V/I me dënim me gjobë në shumën prej 1.000 euro dhe me dënim me burg në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, për veprën penale V/III me dënim me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind)euro, ashtu që gjykata e gjykon me dënim UNIK me gjobë në shumën prej 2.300 (dymijë e dreqin) euro dhe dënim me burgim UNIK në kohëzgjatje prej 1 (një) viti e 8 (tetë)muaj në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak:, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren.
Bëhet e ditur se ndaj të akuzuarit GJ.K. është refuzuar akuza për veprën penale nën dispozitivin IV/I ngase prokurori i shtetit ka hequr dorë nga ndjekja e mëtejme penale.
Ndërsa dy të tjerët, N.K dhe E.D janë liruar nga akuza për veprën penale nën dispozitivin IV-II dhe VIII pasi që nuk është vërtetuar se kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen./Arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?