Google ADS

Dënohen me ligj edhe ata që ngasin qerre me kuaj e saja

14:33 | 30 Mars 2017
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku të enjten ka nënshkruar udhëzimet administrative nr. 06/2017 për rregullat për qerre dhe makina të punës, si dhe nr. 07/2017 për rregullat dhe kushtet për lëvizjen e sajave dhe mjeteve të pajisura me rrëshqitëse.

Udhëzimi Administrativ nr. 06/2017 përcakton rregullat dhe kushtet për drejtimin e mjetit të tërhequr me kafshë (qerres), si dhe kufizimet dhe ndalimet për qarkullimin e makinave të punës, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor.

Dispozitat e këtij Udhëzimi Administrativ zbatohen nga personat e autorizuar, të cilët bëjnë rregullimin dhe mbikëqyrjen e trafikut, personat që drejtojnë qerren, si dhe shoferët e makinave të punës.

Ndërsa me Udhëzimin Administrativ nr. 07/2017 përcaktohen rregullat dhe kushtet për lëvizjen e sajave dhe mjeteve tjera rrëshqitëse, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor.

Dispozitat e këtij Udhëzimi Administrativ zbatohen nga personat e autorizuar, të cilët bëjnë rregullimin dhe mbikëqyrjen e trafikut, si dhe personat që drejtojnë sajat dhe mjetet tjera rrëshqitëse.

Qarkullimi i sajave dhe mjeteve të tjera rrëshqitëse në rrugë publike lejohet nëse rruga është e mbuluar me borë ose në rrugë me akull, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Infrastrukturës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme