Gjykata Themelore e Prishtinës, i ka dënuar me burgim dy bujq në lidhje me sferën e subvencioneve.
Sipas njoftimit të gjykatës, Gj.M akuzohej për “Dhënie të Ryshfetit”, “Ushtrim i ndikimit” dhe “Mashtrim me subvencione”, ndërsa H.B për “Dhënie e ryshfetit” dhe “Mashtrim me subvencione”, shkruan Arbresh.info.
“I akuzuari GJ.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burg në kohëzgjatje prej dy vite e gjashtë muaj, në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 03.12.2021 deri më 03.05.2022, si dhe me dënim me gjobë në shumë prej katër mijë euro, të cilin dënim i akuzuari është i obliguar ta paguajë në afat prej një muaj, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.”, thuhet në njoftim.
“I akuzuari H.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burg në kohëzgjatje prej një viti, në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 03.12.2021 deri më 03.05.2022, si dhe në shumë prej tre mijë euro, të cilin dënim i akuzuari është i obliguar ta paguajë në afat prej një muaj, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet tutje.
Më tej, thuhet se nëse të akuzuarit GJ.M dhe H.B nuk dëshirojnë ose nuk munden t’i paguajnë dënimet me gjobë, atëherë ato do t’iu zëvendësohen secilit veç e veç me dënim me burgim, duke e llogaritur për çdo ditë të kaluar në burgim nga 20 euro, ashtu që të akuzuarit GJ.M i zëvendësohet dënimi me gjobë me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 200 ditëve, ndërsa të akuzuarit H.B i zëvendësohet dënimi me gjobë me dënim me burgim në kohëzgjatje prej njëqind e pesëdhjetë 150 ditëve.
“Të akuzuarit detyrohen që t’i paguajnë shpenzimet e paushallit gjyqësor secili veç e veç shumën prej njëqind 100 euro, si dhe në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit secili veç e veç shumën prej 100 euro, të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi”, njofton gjykata.
“E dëmtuara Avokatura Shtetërorë e Kosovës pranë Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës në Prishtinë, për realizimin e kërkesës pasurore – juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.”, thuhet tutje në njoftim.
Në njoftim, thuhet se kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Arbresh.info/
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...