Gjykata Themelore Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues prej 38 vite burgim kundër tre të akuzuarve dhe një të mituri për vrasje të rëndë.
I akuzuari L.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 30 vite, për veprat penale ‘Vrasje e rëndë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
I akuzuari A.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 5 vite burgim, për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa konform nenit 363 paragrafi 1 pika 1.3 të KPP-së, i akuzuari A.S është liruar për veprën penale ‘Vrasje e rëndë në bashkëkryerje’.
I akuzuari I.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 2 e 4 muaj, për veprat penale ‘Sulmi dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
I mituri është shpallur fajtor për veprën penale’ Lëndim i lehtë trupor’ dhe gjykata i shqiptoj masën e dërgimit në institucion edukativo-korrektues në kohëzgjatje prej tetë muaj, ndërsa konform nenit 363 paragrafi 1 pika 1.3 të KPP-së, i mituri është liruar për veprën penale ‘Vrasje e rëndë në bashkëkryerje’.
Të akuzuarve L.S, I.S dhe A.S do iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, ndërsa të akuzuarit L.S, i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me burgim prej 30 vite.
“Detyrohen tre të akuzuarit dhe i mituri që në mënyrë solidare t’i paguajnë shpenzimet e procedurës penale sipas llogarisë përfundimtare të Gjykatës dhe atë në emër të paushallit gjyqësor secili veç e veç shumën prej nga 500,00 (pesëqind) € (euro), si dhe në emër të kompensimit të Viktimave të Krimit, secili veç e veç të paguajnë shumën prej nga pesëdhjetë (50) € (euro), të gjitha këto në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga dita kur ky aktgjykim të bëhet i formës së prerë, nën kërcënimin e përmbarimit me detyrim”, thuhet në njoftimin e Gjykatës./Arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...