Gjykata Themelore në Ferizaj , ka shpall aktgjykim dënues ndaj tre personave të cilët në vitin 2018 kishin vrarë me thikë e mjete të tjera të ndjerin E.I.
Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Sahit Krasniqi, pas dëgjimit të gjitha provave shpalli fajtor, të pandehurin D.SH, me 20 vite burg.
Të pandehurit M.M dhe A.A, u shqiptoi secilit veç e veç dënime me burgimi në kohëzgjatje prej nga dy (2) vjet e gjashtë (6) muaj, shkruan arbresh.info.
Për më shumë mund të lexoni njoftimin e gjykatës:
Ndaj të pandehurit D.SH, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet për veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe të pandehurit M.M dhe A.A për shkak të veprës penale të kryer secili veç e veç, pjesëmarrje në rrahje nga neni 190 paragrafi 1 të KPRK-së.
Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Sahit Krasniqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, të pandehurin D.SH e shpalli fajtor për veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.8 të KPRK-së dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej njëzet (20) vjet, ndërsa të pandehurit M.M dhe A.A për veprën penale të kryer secili veç e veç pjesëmarrje në rrahje, u shqiptoj secilit veç e veç dënime me burgimi në kohëzgjatje prej nga dy (2) vjet e gjashtë (6) muaj..
I pandehuri D.SH akuzohet se më 15 qershor 2018 në një kafiteri në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, me dashje direkte, nga hakmarrja e paskrupullt, ka privuar nga jeta E.I, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje të para një viti, në të cilën tani i ndjeri e kishte goditur me thikë tani të pandehurin, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, i pandehuri në shenjë hakmarrje ditën kritike, ka shkuar së bashku me të pandehurit M.M dhe A.A në kafiterinë e përmendur, ku ishte duke punuar tani i ndjeri, me ç’rast e ka nxjerrë thikën me të cilën në mënyrë tinëzare nga hakmarrja e paskrupullt e godet viktimën në pjesën e gjoksit, e cila depërton deri në zemër, kurse i pandehuri M.M e godet me shishe të qelqit disa herë si dhe i pandehuri A.A e godet me shqelma, kështu që i ndjeri rrëzohet, kurse i pandehuri D.SH e godet edhe tetë (8) herë me thikë në pjesën e shpinës dhe një herë në pjesën e qafës, nga të cilat goditje pëson lëndime të rënda trupore, gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme, si pasoj e të cilave pasi dërgohet në QKUK në Prishtinë, ndërron jetë.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt./arbresh.info/
Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tif...
Drenusha plas në vaj, përmend traumat e djalit për shkak të ...
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë