Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Sh. B., N. B. dhe S. B.
Sipas njoftimit të kësaj gjykate, tre të akuzuarit me dy vjet e 20 muaj burgim.
“Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Sh. B. duke e dënuar me 2 (dy) vite burgim dhe dënim me gjobë në shumën prej 500 Euro. Ndërsa të akuzuarit N.B. dhe S. B. ka gjykuar me nga 10 (dhjetë) muaj burgim, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë të aktgjykimit”, thuhet në njoftim.
Sipas gjykatës tre të akuzuarit pas një mosmarrëveshje që kishin pasur me të dëmtuarin S. Q, e kishin sulmuar atë fizikisht, si pasoj e së cilës ai ishte detyruar t’i nënshtrohet tretmanit mjekësor.
“Të akuzuarit me datë 01.09.2016 rreth orës 12:00 minuta në fshatin Zhegovc, pas një mosmarrëveshje verbale me të dëmtuarin S. Q. zyrtar në Agjencionin Pyjor të Kosovës, fillimisht kanë pasur një zënkë verbale, më pas ka rezultuar me konflikt fizik, me ç’rast i dëmtuari nxjerrë revolen dhe shtënë në ajër, me qëllim të frikësimit, i akuzuari N. B. i vërsulet duke u kacafytur, më pas ndërhyjnë edhe të akuzuarit Sh. B. dhe S. B. Gjatë përleshjes i akuzuari Sh. B. ka arritur të marr revolen nga i dëmtuari dhe godet 3 – 4 herë në pjesën e përparme të hundës dhe në regjionin mollëzor të djathtë të fytyrës, me çka është dashur të marr tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Me këto veprime i akuzuari Sh. B., ka kryer veprat penale “lëndim i rëndë trupor” ndërsa të akuzuarit S. B. dhe N. B. kanë kryer veprën penale “pjesëmarrja në rrahje”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./arbresh.info
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?