Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt, ka reaguar pas dënimit të Zoran Vukotiq i akuzuar për dhunim seksual gjatë luftës në Kosovë.
Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se pas 23 vitesh dënohet dikush në Kosovë për krimet e bëra.
Ai ka thënë se drejtësia është e domosdoshme edhe në momente si ky kur vjenë shumë vonë.
Kurti tha krimet e luftës nuk amnistohen.
Zoran Vukotiqi është dënuar me 10 vjet burg nga Gjyakta e Apelit nën akuzën për dhunim të një gruaje gjatë luftës në Kosovë.
Postimi i plotë i tij:
Dhuna seksuale gjatë viteve 1998 – 99 është përdorur si mjet lufte në vazhdimësi në Kosovë. Mijëra gra e burra, vajza e djem kanë qenë viktima të këtij krimi. Ndërkaq dy dekada pas luftës, as edhe një person nuk është dënuar për një krim të tillë.
Sot, pas 23 vitesh pandëshkueshmëri për krimin e dhunës seksuale, për herë të parë dënohet dikush. Zoran Vukotiqi është dënuar me 10 vite burgim për rastin e ushtrimit të dhunës seksuale ndaj një gruaje shqiptare në Vushtrri.
Drejtësia është e domosdoshme, edhe në momente si ky kur vjen shumë vonë. Viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi, por edhe për përkrahjen tonë shoqërore për të luftuar stigmën që i përcjellë.
Krimet e luftës nuk parashkruhen, dhe nuk mund të kenë amnisti për këtë krim të kryer gjatë luftës në Kosovë, këtë armë lufte të përdorur nga okupatori.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...