Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës (OVL UÇK), Faton Klinaku ka reaguar pasi Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, e ka shpallur fajtor për krime lufte dhe e ka dënuar Pjetër Shalën me dënim të njësuar prej 18 vjetësh burgim.
Klinaku në një reagim në Facebook, ka thënë se Gjykata Speciale aktgjykimet i merr politikisht.
Ai ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar kundër pushtuesit serb dhe për lirinë e popullit.
“Gjykata Speciale në Hagë në emër të popullit dënon luftëtarët e UÇK-së, por duke u bazuar në dëshmi të pushtuesit serb e me dëshmi të dëshmitarëve të fshehur nga populli. Ashtu sikur në aktgjykimet e kaluara, edhe në rastin e bashkëluftëtarit Pjetër Shala, Gjykata Speciale aktgjykimet i merr politikisht”, ka shkruar Klinaku, raporton Arbresh.info
Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, e ka shpallur fajtor për krime lufte dhe e ka dënuar Pjetër Shalën me dënim të njësuar prej 18 vjetësh burgim, në të cilin llogaritet koha e parakaluar në paraburgim.
Ndryshe Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Specialja e shpall fajtor dhe e dënon Pjetër Shalën me 18 vjet burgim
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe