Google ADS

Dënimi i ish-krerëve të SDB-së, Kurti: Strukturat e tyre kanë kryer gjenocid edhe në Kosovë

23:58 | 30 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas dënimit të dy ish-krerëve të Shërbimit të Sigurimit të Shtetit (SDB) të Serbisë, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq me 12 vjet burg në gjyqin më të gjatë në historinë e gjykatës në Hagë.
Kurti përmes një postimi në Twitter ka shkruar se të dënuarit janë personat e njëjtë strukturat e të cilëve kanë kryer krime edhe në Kosovë.
Ai ka thënë se Serbia duhet të distancohet dhe të kërkoj falje.

“Dy figura famëkeqe të regjimit të Milloshevicit, Jovica Stanisic dhe Franko Simatovic, u dënuan me 12 vjet burg secili për ndihmën dhe nxitjen e krimeve të kryera nga një njësi speciale e Shërbimit të Sigurimit të Shtetit Serb, Beretat e Kuqe, gjatë luftës në Bosnje në 1992. Këta janë të njëjtët persona, strukturat e të cilëve pas Bosnjës kryen gjenocid në Kosovë”, shkroi Kurti në Tëitter.
“Serbia sot duhet të përballet me të kaluarën e saj, të pranojë të vërtetën, të kërkojë falje dhe të distancohet nga Serbia e Millosheviqit.Vetëm atëherë mund të fillojë pajtimi”, shkroi në f Kurti./arbresh.info/

Të ngjashme