Dënimi 20 mijë euro, PSD-ja nesër me padi ndaj Agjencionit për Informim dhe Privatësi

17:53 | 17 Prill 2023
Emir Abduramani

Partia Socialdemokrate (PSD) të martën do të dorëzojë padi ndaj Agjencionit për Informim dhe Privatësi.

Padija do të bëhet në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga ora 11:00.

Pas dorëzimit do të mbahet konferencë për media.

“Nesër, me datën 18 prill (e martë), nga ora 11:00, PSD do të dorëzoj padi ndaj Agjencionit për Informim dhe Privatësi në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Pas dorëzimit do të mbahet konferencë për media”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Padia e PSD-së do ngritët për shkak se ka qenë pikërisht Agjencioni për Informim dhe Privatësi i cili ka dënuar këtë parti me 20 mijë euro për shkak të ngjyrosjes së veturës së kryeministrit Kurti.

Nga PSD-ja, lidhur me këtë dënim kanë hapur dhe një xhirollogari ku vetë kryetari Dardan Molliqaj doli dhe kërkoi nga qytetarët që ta ndihmojnë këtë parti për të tejkaluar këtë dënim, i cili sipas tyre, është i papërballueshëm për një parti jo-parlamentare dhe me financa të dobëta si PSD-ja./Arbresh.info

Të ngjashme