Dënime të ashpra për keqpërdoruesit e votës

22:24 | 10 Qershor 2017
Arbresh.info

“Kodi Penal parasheh disa vepra penale, që lidhen me keqpërdorimin e të drejtës së votës. Kështu është parandaluar që gjykatat të mos kenë të drejtë të shqyrtojnë gjoba për këtë cëshje, por ato direkt të vlerësohen të dënueshme me burg”.

Arton Demhasaj nga ‘Çohu’ ka shpjeguar nivelet e dënimit që mund të marrim ata që tentojnë apo kryejnë keqpërdorim të të drejtës të votës.

Duke nisur nga të votuarit më shumë se një herë, votimi për dikë tjetër, keqpërdorimi i materialit zgjedhor, deri tek shitja dhe blerja e votës, Kodi Penal i Kosovës përcakton dënime të ashpra, njofton  Klan Kosova.

“Kodi Penal parasheh disa vepra penale, që lidhen me keqpërdorimin e të drejtës së votës. Kështu është parandaluar që gjykatat të mos kenë të drejtë të shqyrtojnë gjoba për këtë cëshje, por ato direkt të vlerësohen të dënueshme me burg. Në rast se voton më shumë se një herë, mund të dënohesh me deri në tre vjet burgim, si edhe nëse do të votosh për dikën tjetër. Kryerësit e veprave penale mund të jenë qytetarët, por edhe personat zyrtar. Për ta burgimi mund të arrijë në pesë vjet, nëse zihen duke manipuluar gjatë procesit zgjedhor”

“Gjithastu është paraparë dënim edhe nëse tenton ta shesësh apo blesh votën, por jo vetëm për këta dy. Do të dënohen edhe ata që mund të jenë ndërmjetësues në këtë proces”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme