Pas një mosmarrëveshje verbale mes dy burrave dhe një gruaje në Mitrovicën e Veriut, dy prej tyre kanë dëmtuar katër vetura që kanë qenë të parkuara, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, të dyshuarit janë dërguar në stacionin policorë.
Më pas më vendim të prokurorit janë liruar me procedurë të rregullt.
“Mitrovicë Veri 13.09.2022-03:45. Raportohet se pas një mosmarrëveshje verbale midis tre personave dy meshkuj dhe një femër kosovare dy prej tyre kanë dëmtuar katër vetura që kanë qenë të parkuara. Palët e përfshira në incident janë sjellë në stacion dhe me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./arbresh.info/
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova