Ura e Gurit në Vushtrri, e cila gjendet në pjesën veriperendimore të qytetit,është dëmtuar në masë të madhe. Mbrëm,rreth orës, 03 pa mesnate, nga pjesa e epërme anësore të urës,për të cilën historia thotë se është ndërtuar në kohën e Perandorisë Osmane apo edhe më herët në kohën e Perandorisë Romake, së bashku me bazën janë rrëzuar 36 blloqe të gurëve.
Pronarët e Restoranit “ Ura e vjtër e Gurit “, e cila gjendet në hapësirat e afërta të këtij monumenti të lashtë të trashigimisë kulturore, kanë informuar të gjitha institucionet komunale dhe ato qëndrore për dëmin e shkaktuar nga faktori kohë. Si shihet në fotot që sjell lajmiexpress.net,autoritet policore kanë vendosur shiritat mbrojtës rreth urës,në mënyrë që të parandalohet ndonje rrezik me fatalitet, duke pasur parasysh numrin gjithnje e më të madhë të vizitorëve që frekuentojne urën karakteristike të Vushtrrisë./LEN
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...