Google ADS

Dëmtohet shkolla në Studençan të Suharekës

09:51 | 28 Qershor 2019
Arbresh.info

Të enjten është dëmtuar shkolla në Studençan të Suharekës.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se fillimisht është dëmtuar dera kryesore e shkollës ndërsa më pas edhe tri dyer të sallave, shkruan arbresh.info.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se gjatë natës person-na të panjohur kanë dëmtuar derën e hyrjes së shkollës dhe kanë depërtuar brenda në objekt duke dëmtuar edhe tri dyer të zyrave të shkollës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia nuk ka dhënë detaje nëse ka ndonjë të dyshuar për rastin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme