Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se lagjet “Bregu i Diellit” dhe “Muhaxhirët” sot do të mbesin pa ujë të pijshëm.
Sipas njoftimit nga Kompania Rajonale kjo ndërprerje ka ndodhur pasi është dëmtuar gypi i ujësjellësit,shkruan arbresh.info
“Para pak çastesh, palë të treta dëmtuan gypin e ujësjellësit FI 250 milimetra. Pa furnizim me ujë të pijshëm janë lagjet ‘Bregu i Diellit’ dhe ‘Muhaxhirët’ në Prishtinë. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren maksimalisht me sanimin e defektit, në mënyrë që konsumatorët e zonave të lartcekura të mos e ndjejnë gjatë mungesën e ujit. Në momentin që uji vjen në krojet tuaja, si çdoherë duhet lënë të rrjedhin për pak minuta. Dëmtimi i gypave të ujësjellësit nga palë të treta është bërë dukuri shqetësuese”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...