Dje në Stacionin policor në Graçanicë një person i gjinisë femrore ka raportuar se gjatë vizitës te varrezat e të afërmve të saj në fshatin Kishnicë ka vërejtur dëmtime te disa nga to.
Policia e Kosovës njofton se për këtë rast ka angazhuar edhe hetues të specializuar nga niveli rajonal për ndërmarrjen e masave profesionale hetimore për sqarimin e të gjitha rrethanave që e karakterizojnë këtë rast.
“Ekipet kompetente hetimore përfshirë edhe ato të teknikës forenzike kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e ekzaminimit forenzik, ku edhe është evidentuar dëmi në disa varreza të komunitetit serb.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore – Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast në drejtim të veprës penale “Dëmtimi i varreve apo kufomave” neni 413, paragrafi 1”, njofton policia.
“Policia e Kosovës përmes hetuesve më të specializuar është e përkushtuar në kompletimin e shpejtë dhe hetimin sa më profesional të këtij rasti, sqarimin e të gjitha rrethanave që e karakterizojnë rastin dhe sjelljen sa më parë para organeve të drejtësisë kryerësve të këtij akti të shëmtuar. Gjithashtu, inkurajojmë të gjithë qytetarët pa dallim, në rast të posedimit të ndonjë informate lidhur me këtë çështje, ta ndajnë me Policinë e Kosovës në mënyrë që rastet e tilla të zbulohen më shpejt dhe mos të përsëriten asnjëherë në të ardhmen”, përfundon njoftimi i tyre. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...