Banorët e Llapashticës së Poshtme në Podujevë sot janë tmerruar nga ajo çka kanë parë te varrezat e fshatit.
Të gjithë gurët e varreve janë thyer nga një person, i cili është arrestuar nga Policia. Mësohet se bëhet fjalë për një 26 vjeçar por që ka probleme mendore.
Rasti ka ndodh sot në mesditë ndërsa banorët kanë dal në vendin e ngjarjes menjëherë posa janë njoftuar se dikush i ka dëmtuar varret e të afërmeve të tyre.
Sipas banorëve por edhe Policisë ky person ka dëmtuar gurët e 82 varrezave, por që nuk besojnë se një njeri normal e ka kryer këtë vepër të shëmtuar.
Isa Hyseni nga ky fshat tha për KosovaPress se personi që e ka kryer këtë vepër nuk mund të jetë normal por vetëm ndonjë i sëmurë psikik.
“Rastësisht dëgjova prej bashkëfshatarëve për rastin që ka ndodhur. Po shihet nuk kam ndonjë koment veç po mendoj që një njeri normal nuk e bën këtë. Sigurisht është i sëmurë psiqik. Po t’ish për inati të dikujt kish ndodh që ose i kish rrëzuar të një personi ose të një mëhalle. Këtu veç është në pyetje për ndonjë të sëmurë psikik. Është punë e gjykatave le të vazhdojnë. Punë e mirë jo hiq, mu marr me varre me të vdekur. I kemi telashet, 1001 telashe na kanë kapluar m’u merr tash edhe me këto punë. Turp i madh”, tha Hyseni.
Edhe Fahredin Murati thotë se ka dal tek varret posa ka dëgjuar për këtë veprim. Ai thotë se kjo është një vdekje e dytë për ta pasi që janë dëmtuar shumë varret e të afërmeve të tyre.
“Sot përmes një bashkëfshatari jam njoftuar se janë demoluar varrezat. Kur erdhëm i pamë në këtë gjendje çka do që të them heshtja flet më shumë se çdo fjalë se me të vërtetë është një vdekje për së dyti të të afërmeve tanë. Kushdo që e ka bërë këtë ai më së pakti mund të quhet njeri”, tha Murati duke kërkuar nga organet e drejtësisë që rasti të zbardhet sa më shpejt.
E i tronditur shprehet Ilmi Latifi. Ky banor tregon se janë dëmtuar 82 varre ndërsa ka kuptuar se dikush është arrestuar nga Policia.
“Çka ka ndodh këtu 82 gurë një njeri me mend se bën. Kjo qa ka ndodhë na ka trondit. Me sa jemi informuar personi është arrestuar”, tha Latifi.
Për këtë rast Policia ka arrestuar një 26 vjeçar, i cili është nga ky fshat por që sipas zëdhënëses së Policisë në Podujevë, Antigona Çitaku mësohet se i njëjti ka probleme mendore.
“Sot rreth orës 12:00 në Llapashticë të Poshtme janë raportuar se janë dëmtuar gurë të varreve. Bëhet fjalë për dëmtimin e 81 varreve. I dyshuari është identifikuar dhe është arrestuar. Bëhet fjalë për një mashkull 26 vjeçar. Dyshohet se ka të meta mendore dhe se rasti po trajtohet nga Policia”, tha Çitaku.
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...