Dëmtimi i shenjave të trafikut në veri, Elshani tregon se së pari u ndaluan katër persona në gjendje të dehur

10:48 | 17 Mars 2024
E.H

Një qytetar serb është arrestuar në Leposaviq pasi dëmtoi dy shenja të trafikut.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se i ka dëmtuar dy shenja të trafikut. I dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani ka thënë për Arbresh.info se ishin ndaluar katër persona, ndër ta edhe kundërvajtësi.

Elshani tha se katër personat ishin në gjendje të dehur.

“Katër persona i kemi ndalu fillimisht që të gjithë të dehur. Në fund dy personave ju kanë shqiptuar tiketa për dehje në vend publik, një i dyshimtë për vandalizëm (kundërvajtje) dhe një ka mbet dëshmitar”, tha Elshani./Arbresh.info

Lexo edhe:

Arrestohet një serb në Leposaviq, dyshohet se dëmtoi shenjat e trafikut

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme