Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar demonstratat e studentëve të Universitetit të Prishtinës.
Thaçi ka thënë në një status në Facebook se demonstratat e vitit 1981 janë një ndër faqet më të ndritura të historisë së re të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Lexoni të plotë statusin e tij:
Më 11 Mars 1981 filloi demonstrata e parë e studentëve të Universitetit të Prishtinës, për t’u pasuar me protesta dhe demonstrata popullore anembanë Kosovës me kërkesën themelore për avansimin statusit politik të Kosovës në nivel të Republikës. Prej vitit 1981 deri më 1999 nuk rreshti asnjëherë rezistenca për liri dhe pavarësi të Kosovës, me forma nga më të ndryshmet, prej asaj paqësore deri tek ajo e armatosur e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Demonstratat e vitit 1981 janë një ndër faqet më të ndritura të historisë së re të Kosovës. HTH./Arbresh.info
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës