Demonstratat e 81-es përbëjnë një kapitull të ri në historinë shqiptare

12:37 | 11 Mars 2017
M. A.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar 36 vjetorin e demonstratave studentore të 81-ës.

Ai përmes  një postimi në Facebook ka thënë se “Ato demonstrata, përbëjnë një kapitull të ndritur në historinë shekullore të përpjekjes së popullit tonë për liri e pavarësi dhe shërbyen si burim frymëzimi për qëndresën stoike dhe luftën heroike të viteve që pasuan”./Arbresh.info

Kështu shkruan Veseli në Facebook:

 

36 vite më parë, nisi demonstrata studentore, e cila pati një efekt ortek duke nxitur protesta të tjera edhe më të fuqishme, që tronditën rëndë regjimin e kohës dhe ndërkombëtarizuan si asnjëherë më parë çështjen e shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Dhuna me të cilën u ballafaquan ato protesta tregoi natyrën e vërtetë mizore të pushtetit jugosllav. Ato demonstrata, përbëjnë një kapitull të ndritur në historinë shekullore të përpjekjes së popullit tonë për liri e pavarësi dhe shërbyen si burim frymëzimi për qëndresën stoike dhe luftën heroike të viteve që pasuan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme