Në Kompleksin Memorial në Prekaz kanë filluar homazhet në nderim të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz.
Qytetarë dhe figura të larta publike kanë filluar që të vijnë në nderim të atyre që dhanë jetën 19 vite më parë.
Ministri i FSK-së Haki Demolli tha me këtë rast se sot të gjithë janë të vetëdijshëm se gjaku i tyre ka ngritur themelet e shtetit të Kosovës prandaj të gjithë qytetarët dhe institucionet e kanë obligim që të vinë në Prekaz.
Ndërsa kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci tha se 5,6 dhe 7 marsi i vitit 1998 është lavdia e të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin