Google ADS

Demolli: Të gatshëm për transformim të FSK’së, por me ndryshime kushtetuese

22:30 | 29 Qershor 2017
Arbresh.info

Transformimi i FSK-së në Forcë të Armatosur është ndër temat më të diskutueshmet muajve të fundit, qëkur presidenti Hashim Thaçi kishte iniciuar procesin e transformimit të FSK-së përmes ndryshimeve ligjore dhe jo atyre kushtetuese.

Megjithatë, përkrahje për këtë iniciativë Thaçi kishte pasur vetëm nga shumica e partive parlamentare shqiptare, por jo edhe nga partnerët strategjikë të Kosovës, si SHBA-të dhe NATO.

Haki Demolli, ministër i FSK-së, në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se MKSF-ja veçse i ka përfunduar të gjitha procedurat dhe është e gatshme të fillojë transformimin, por se ky transformim, sipas tij, duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Sa i përket sigurimit të votave nga serbët, të cilat nevojiten për transformimin e FSK-së përmes ndryshimeve kushtetuese, Demolli thotë se është përmbushur kriteri i përfshirjes së komuniteteve pakicë prej 10 për qind në FSK, si dhe është duke u hartuar Strategjia për Integrimin e Komuniteteve Pakicë, prandaj nuk kanë se përse mos ta votojnë.

Gjithashtu, ai ka cekur se çdo vendim që merret do të jetë në koordinim të plotë me NATO-në, SHBA-të dhe aleatët tjerë ndërkombëtarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme