Një delegacion nga Instituti i Studimeve të Larta të Sigurisë Kombëtare të Ministrisë së Mbrojtjes të Francës qëndroi sot për një vizitë zyrtare në Ministrinë për Forcën e Sigurisë të Kosovës.
“Mbështetja dhe përkrahja e Francës për Kosovën në drejtim të ndërtimit dhe funksionalizimit të sektorit të sigurisë, me theks të veçantë transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, është më së i nevojshëm, nëpërmjet mekanizmave të fuqishëm që posedon aktualisht Franca, kudo në organizatat me peshë të organizmave evropiane e më gjerë”
Kështu u shpreh ministri i FSK-së, Haki Demolli, gjatë takimit me ambasadorin e ri në detyrë të Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, Didier Chabert dhe gjeneralin Daniel Argenson udhëheqës i delegacionit.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe zëvendësministri i MFSK-së, Muhamet Latifi dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.
Ministri Haki Demolli ka çmuar lart kontributin e kontingjentit të Francës në kuadër të KFOR-it, por edhe interesimin dhe angazhimin që ka treguar Franca në vazhdimësi për Kosovën. Ai po ashtu shprehu para tyre kërkesën që ky të mos mbetet takimi i vetëm, por të vazhdohet me takime konkrete edhe në të ardhmen në të mirë të bashkëpunimit të dyanshëm.
Ndërkaq, ambasadori i Francës në Prishtinë dhe gjenerali Argenson u shprehen jashtëzakonisht të interesuar për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen ndërmjet dy vendeve dhe dy forcave tona.
Sipas komunikatës së MFSK-së, më pastaj delegacioni nga Instituti i Studimeve të Larta të Sigurisë Kombëtare të Ministrisë së Mbrojtjes të Francës vazhdoi takimin e përbashkët në sallën e konferencave, ku drejtori i Departamentit për Transformim, Modernizim dhe Standardizim, kolonel Agron Bajrami, përmes një prezantimi i njoftoi mysafirët për misionin, strukturën, shkollimet, trajnimet si dhe për procesin që ka të bëjë me transformimin e FSK-së.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...