Nuk është monument i mbetur nga lufta.
Është treni muze i vendosur në prill të këtij viti në Bllacë, vendin kur diku ishte grumbullimi i kosovarëve të cilët pa dëshirën e tyre po largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Ndonëse ishte vendosur më qellim që të mos harrohej eksodi i vitit 1999, pa kaluar as një vit, nga treni muze kanë mbetur vetëm letra më të cilën është i mbështjellur ky tren me mbishkrimin “Bllaca 99”.
Pamja e këtij treni po e prish imazhin e Hanit të Elezit, thonë banorët e kësaj komune.
Mendu Reqi, banor në këtë komunë, thotë se institucionet e vendit pas vënies së gur themelit harruan këtë vend.
Ai shton se premtimet në datën e vendosjes së këtij teni ku do të tregohej gjenocidi ishin të mëdha, por realiteti është ndryshe.
“Me sa e di kjo i takon Ministrisë, këtu kanë qenë krejt udhëheqësit në atë kohë dhe premtimet kanë qenë të mëdha por s’kanë bërë asgjë. Kur ka qenë ma pak e thyeme kemi ardhë nja dy herë, por na ka befasu. Askush nuk e ruan pa rrogë, policia ndonjëherë janë këtu. Këtu ata që e kanë ngre iniciativën duhet me zbulu se kush e ka rrënu pasi që u dashtë me u siguru. Po më vjen siklet me pa këtë, është turp. Një fëmijë apo dy, nuk e bëjnë gjithë këtë dëm. Kryetari është i përpiktë në këto gjana dhe me kanë nën kompetencën e tij, s’kish ndodhë një gjë e tillë. Ma mirë u kanë mos me pru hiq këtë tren, se sa me pa në çfarë gjendje është shndërru. Është turp. Kjo mu pa në këtë gjendje është, tmerr. As armiku se bënë kështu”.
Edhe banori tjetër Nuri Shkreta, thotë se kjo pamje nuk është e mirë për vendin.
Ndërsa shton se nuk kanë parë asnjë person gjatë ditës afër këtij treni.
“Këtë gjendje e ka bë ndonjë person i pandërgjegjshëm. Uroj që t’i kapin, se pasurinë dhe një monument që tregon shumë, është e tmerrshme më pru në atë gjendje. Ajo nuk është punë e fëmisë që e ka bërë ashtu, dikush më i rritur e ka bërë në atë gjendje. Kjo e dëmton edhe Hanin e Elezit”.
Por, një përgjigje për këtë ka Jahja Lluka, nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.
Për arbresh.info, Lluka ka thënë se ky tren do të riparohet brenda 10 ditëve.
Ndërsa sqaron edhe arsyen se pse deri tash nuk kanë mundur të ndërmarrin masa për ruajtjen e tij.
“Ky është një vandalizëm i tmerrshëm. Në Bllacë ka pas vdekje, e edhe lindje. Ideja ka qenë me shndërrua në muze të gjenocidit. Gjithçka deri tash ka qenë me vonesë, pasi kanë kaluar 20 vite. Treni është demolu, është një akt vandal. Po shpresoj, që brena 10 ditëve treni të jetë në gjendjen e mëparshme. Aty duhet të jetë treni se aty ka ndodh një gjenocid. Unë po shpresoj se me kamerat e sigurisë dhe me ndriçimin do të ketë siguri. Por, kur të filloj ndërtimi do të ketë edhe roje. Na kemi bërë kërkesa disa herë, por prokurorimi se ka pa të arsyeshme deri tash me vendos kamera”, ka deklaruar Lluka.
Pavarësisht se banorët nuk besojnë që një vandalizëm të tillë ta kenë bërë fëmijët, Lluka ka deklaruar se ky gjest është pikërisht i fëmijëve, duke e saktësuar edhe moshën e tyre.
“Është angazhu prokuroria e policia dhe kemi informacion se një grup fëmijësh, prej 09 deri në 13 vjeç, e kanë bërë këtë dhe ata s’mund të dalin para ligji. Ne kemi vendosur që të mbajmë ligjërata për këtë tren në mënyrë që ta dinë domethënien e vendosjes së tij”.
Në këtë pjesë pritet që të ndërtohet edhe një muze ku nga afër të gjithë të interesuarit do të mund të informoheshin për gjenocidin që shteti serbë ka bërë ndaj popullatës shqiptare.
Treni i quajtur ‘Bllaca 99’ merrte kosovarët në vitin 1999 dhe i dërgonte në Maqedoninë e Veriut, skena të depërtimit masiv si rezultat i agresionit serbë./V.Selimi/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2517121278341311/
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...