Demokracia Studentore përmes një komunikate për media ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit për vendimin e pronësinë së tokës në Kampusin Universitar.
Mexhid Ramusa nga kjo organizatë ka thënë se toka rreth 7 hektarë në të cilën gjendet Kisha Ortodokse Serbe në Kampusin e Universitetit të Prishtinës, as një herë nuk do t’i takojë Kishës Ortodokse ‘Sveti Nikolla’, pasi që sipas tij “ajo kishë është ndërtuar me dhunë nga kasapi i Ballkanit Sllobodan Milloshoviq, dhe ne studentët jemi të shqetësuar për vendimin e Gjykatës së Apelit e cila ka vendosur pro kishës dhe kundër universiteti”.
“Gjykata e Apelit për bazë është dashur t`i marr incizimet e në inaugurimin e themelit të kësaj kishe ku në atë video shihen qartë Tanke, Autoblinda dhe mjete të tjera të blinduara të Policisë serbe dhe të gjithë kriminelët serb të cilët kanë kryer maskara makabre ne Kosovë Gjykata e Apelit me ketë vendim e bënë të ligjshme dhunën dhe të gjitha krimet qe i ka kryer Serbia në Kosovë!”
Demokracia Studentore ka fajësuar edhe Rektoratin për siç kanë thënë neglizhencë të punës kundër këtij vendim.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...