Organizata studentore “Demokracia Studentore” ka reaguar për Ditën e Evropës duke potencuar faktin se studentët dhe të rinjtë e Kosovës ende janë të izoluar dhe nuk mund të lëvizin lirshëm për të përfaqësuar vendin në konferenca dhe evenimente të ndryshme botërore.
Kjo organizatë pikërisht, në ditën e Evropës, ditë kjo e cila në vendin tonë është ditë feste në institucionet publike, por përveç se një ditë pushimi për zyrtarët e institucioneve publike, të cilat janë të shumta në vendin tonë nuk ka gjë tjetër të thuhet për këtë ditë. Po ashtu, studentët mbeten vazhdimisht të izoluar në përfaqësimin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare, të cilët përveç që malltretohen duke pritur me orë të tëra në rallë për një takim në ambasadat e vendeve të ndryshme, ata në fund marrin përgjigje negative.
“Studentët po mbesin mbrapa me zhvillimin dhe avancimin global pasi që Evropa nuk po na hapë rrugët e lëvizjes së lirë, edhe pse të izoluar ne e festojmë ditën e Evropës, por ne kërkojmë përgjegjësi nga politikanët tanë të cilët nuk po bëjnp mjaftë për kët, mos liberalizimi i vizave edhe këtë vit po u’a mohon studentëve kosovarë lëvizjen e lirë dhe si të tillë po mbeten të izoluar, dhe për këtë shkaktarët kryesor janë deputetët e Republikës së Kosovës, të cilët lëvizin të lirë, ndërsa populli dhe studentët janë të izoluar sepse nuk i kanë të njëjtat mundësi” thotë kryetari i oganizatës “Demokracia Studentore” z. Mexhid Ramusa
“Ne si studentë të Republikës së Kosovës, kërkojmë një rrugëzgjidhje për këtë, ngase për shkaqe procedurale studentët po mbesin mbrapa me zhvillimin dhe avancimin global duke u bllokuar nga ambasadat e huaja dhe nuk po mundin të prezantojnë dhe të marrim pjesë në konferenca, dhe seminare ndërkombëtare dhe kjo po na pengon direkt në avancim.” shtoi Ramusa.
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...