Ligji i Prokurimit Publik është duke u shkelur, ndërsa shkeljet e tij përsëriten dhe janë të ngjashme viti pas viti, konstatohet në një draft-raport të “Demokracisë Plus” që përfshin periudhën 2014-2016.
“Shkeljet në prokurimin publik përveç që identifikohen, ato edhe përsëriten. Nga viti në vit kemi pothuajse shkelje të njëjta ose të ngjashme që përsëriten nga autoritetet kontraktuese”, tha Isuf Zejna nga “Demokracia Plus”.
Menaxheri i programit të “KFOS”-it Denion Galimuna tha se në prokurim ka hapësirë shumë për korrupsion dhe ngritja e llogaridhënies është e rëndësishme
“Ngritja e llogaridhënies në prokurimin publik është një hap shumë i rëndësishëm. Duke pasur parasysh mungesën e monitorimit të vazhdueshëm të aktiviteteve të prokurimit, si dhe mangësitë në legjislacion… shohim se ka hapësirë shumë për korrupsion”, tha Galimuna.
Përfaqësuesi i KRPP-së Osman Bytyqi tha se ky institucion në bazë të shkeljeve që po ndodhin ka vendosur ta ndryshojë qasjen e monitorimit të aktiviteteve të prokurimit.
Edhe Vlora Mehmeti nga Zyra Kombëtare e Auditimit tha se ky institucion ka vërejtur shkelje të Ligjit të Prokurimit.
“Kemi identifikuar shumë mangësi në procesin e prokurimit duke filluar nga faza e planifikimit, zhvillimit të procedurave dhe me theks të veçantë menaxhimi i kontratave”, tha Mehmeti.
Shaip Havolli, kreu i Agjencisë Kundër Korrupsionit tregoi se institucioni që drejton ka ndryshuar rregulloren për prokurim dhe tash opinionet e AKK-së nuk do të ndërpresin aktivitetet e projkurimit, por do të evidentojnë shkeljet.
“Do të kërkohet nga autoritetet kontraktuese t’i zbatojnë këto opinione, e po ashtu do të kërkohet një rol më i madh i KRPP-së që në këto raste të veprojë”, tha Havolli.
Draft-raporti i “Demokracisë Plus” tregon se Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur shkelje të përsëritura në nivel qendror.
Shkelje e përsëritshme sipas draft-raportit, është planifikimi jo i mirë i buxhetit i cili po shkakton shpenzime të panevojshme dhe mungesa e qartësisë së specifikave.
Shkeljet në nivel lokal janë të ngjashme me ato të nivelit qendror- ka procedura të dobëta të prokurimit në 10 komuna, e dobësi menaxheriale në 6 komuna.
Përforcimi i mekanizmave të monitorimit të komunave dhe ministrive dhe organizatave tjera buxhetore, marrja e masave më ndëshkuese për mosrespektimin e rekomandimeve nga ZKA, organizimi i trajnimeve jo vetëm për zyrtarët publik por edhe stafin menaxherial e teknik, janë disa nga rekomandimet e draft-raportit.
Në rekomandime kërkohet marrja e masave më serioze gjatë vlerësimit të tenderëve, të ofrohen interpretime më të qarta, të nxiten fushata për rritjen e vetëdijes mbi prokurimin publik tek autoritetet kontraktuese operatorët ekonomikë dhe institucionet tjera nga KRPP-ja.
Rekomandimet propozojnë konfiskimin e depozitave operatorëve ekonomikë në raste të ankesave kur janë të pabazuara, të trajtohen më me seriozitet rastet e institucioneve që kanë më shumë ankesa, të bëhet evitimi i rasteve të keqpërdorimeve zyrtare të OShP-së dhe rritja e prezencës së AKK-së në seanca të prokurimit publik.
Pjesë e këtij draft-dokumenti janë organet e mbikëqyrjes së aktiviteteve të prokurirmit: Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) dhe Agjencia Kundër Korrupsion (AKK).
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League