Pasuria e fituar nga korrupsioni dhe abuzimi me detyrën publike është brengë serioze në Kosovë dhe kërkon trajtim të menjëhershëm.
Demokraci Plus ka vlerësuar se çdo iniciativë nga organet shtetërore që ka për synim trajtimin e njëmend të konfiskimit të aseteve me prejardhje nga veprimtaritë kriminale.
“Duke qenë një problem kompleks, zgjidhjet që ofrohen duhet të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare që balancojnë të drejtat e individit me ato të interesit të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e tyre.
D+ ka reaguar edhe më parë për çështjen e mosrespektimit të afatit për konsultime publike për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, shkelje kjo nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.
“Duke qenë se për herë të parë synohet të aplikohet konfiskimi civil për pasurinë e pajustifikueshme, por edhe duke i marrë për bazë shqetësimet e shumta për përmbajtjen e projektligjit nga organizatat e shoqërisë civile dhe ekspertët e së drejtës kushtetuese, kërkojmë nga Kuvendi i Kosovës që Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ta dërgojë për opinion në Komisionin e Venedikut”, thuhet në reagimin e D+.
“Vetëm duke u siguruar që ky projektligj është në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, mund të dëshmohet përkushtimi i njëmend i institucioneve në luftimin e pasurisë së pajustifikueshme. Refuzimi ndaj marrjes së opinioneve nga mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë në procese juridike komplekse si ky, vetëm sa minojnë besimin e publikut dhe forcojnë zërat që kjo iniciativë ka për qëllim vetëm shuarjen e zërave kritikë dhe jo luftimin e korrupsionit në vend”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...