Demokracia është ajo që ty ta lejon të jetosh i lirë, të gjesh vendin në jetë dhe mënyrën e jetesës që ty të konvenon por gjithmonë duke i përkyer obligimet tuaja dhe duke kërkuar që të realizohen dhe kërkesat tuaja.
Kështu ka thënë sot lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli në një ligjeratë para studentëve të UP-së, shkruan arbresh.info.
Pacolli ka folur gjerë e gjatë për jetën e tij dhe sfidat që ka kaluar për të ngritur biznesin e tij në nivelin ku është sot.
Ai ka kërkuar nga studentët që të mos ndalen asnjëherë që të besojnë në ëndrrat e tyre dhe të punojnë shumë që t’i realizojnë ato.
Sipas tij, populli shqiptar po dështon sepse ose e ka vetëm fjalën ose e ka vetëm punën ndërkaq ka thënë se një individ, një shoqëri dhe një popull duhet t’i kenë të dyja këto tipare për të ecur përpara./Arbresh.info.
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador