Demokraci Plus (D+), ka publikuar infografikën e titulluar “Termokos kufizon konkurrencën në tenderin 2.4 milionë euro”.
Siaps njoftimit kjo infografikë shpërfaq shkeljet që ndërmarrja publike “Termokos” bëri gjatë procesit të tenderimit për ndërtimin e objektit të ri administrativ, projekt ky në vlerë të parashikuar të kontratës 2.2 milionë, shkruan Arbresh.info.
“Pas anulimit të tenderit të parë për ndërtimin e objektit të ri administrativ, “Termokos” në mars të vitit 2023, hapi përsëri tenderin për këtë projekt, duke vendosur kritere diskriminuese në Dosjen e Tenderit, ku kërkoi nga të gjithë operatorët ekonomikë që të ishin të pajisur me certifikatën OHSAS 18001. Kjo certifikatë ishte e vlefshme deri në vitin 2018, kur u zëvendësua plotësisht me ISO 45001:2018. Kompanitë e certifikuara sipas OHSAS 18001, kishin kohë deri me 31 mars, 2021 të migronin në ISO 45001, datë pas së cilës këto certifikata nuk ishin më të vlefshme.”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, “Termokos” refuzoi kërkesën e operatorëve ekonomikë për largimin e këtij kriteri, duke thënë se të gjitha kompanitë përveç atyre të shërbimeve mund të pajiseshin me këtë certifikatë.
“Përveç shkeljes së parimit të barazisë dhe konkurrencës së lirë, duke kërkuar një certifikatën profesionale e cila ishte e pamundur të plotësohej, “Termokos”, shkurtoi edhe afatin për dorëzimin e ofertave në 20 ditë, ndonëse bëhet fjalë për një kontratë 18 mujore.”, njofton Demokraci Plus.
Ndër të tjera Demokraci Plus bën të ditur se kjo ndërmarrje planifikoi 2.2 milionë euro për këtë aktivitet të prokurimit, teksa refuzoi kërkesën për rritjen e buxhetit, duke thënë se kishte angazhuar ekspert të jashtëm profesional për hartimin e specifikacionit teknik, i cili kishte bërë hulumtimin e tregut.
Sipas njoftimit, ndonëse “Termokos” vlerësoi se vlera e parashikuar e kontratës përputhej me çmimet e tregut, kjo ndërmarrje nuk pranoi asnjë ofertë të përgjegjshme brenda çmimit të parashikuar, duke shpërblyer pastaj me kontratë një grup të operatorëve ekonomikë, të cilët ofertuan për 233,753.60 euro më shumë sesa vlera e parashikuar e kontratës./Arbresh.info/
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...