Ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga ana e Kuvendit të Kosovës bëhet me votat e shumicës së kualifikuar, apo të paktën dy të tretave të numrit të përgjithshëm të deputetëve. Ky prag i votimit është më i lartë se sa për zgjedhjen e qeverisë që kërkon votat e shumicës absolute të deputetëve.
Ky sipas Demokracia Plus, është një tregues se votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare kërkon një konsensus më të gjerë politik, që shkon përtej shumicës parlamentare që mund të përbëjë koalicionin qeverisës.
“Një numër i marrëveshjeve ndërkombëtare për gati një vit presin ratifikimin nga ana e Kuvendit.
“Shumica prej këtyre marrëveshjeve janë negociuar nga dy qeveritë paraprake, që ndër të tjera kanë të bëjnë me zbatimin e projekteve infrastrukturore që prekin direkt përmirësimin e shërbimeve bazike për nevojat e qytetarëve, siç është Marrëveshje për trajtimin e ujërave të zeza në Komunën e Gjilanit, por edhe marrëveshje të tjera të cilat do të lehtësojnë përballje me pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Rimëkëmbja ekonomike e vendit nuk është vetëm obligim i Qeverisë, as vetëm i një subjekti politik, është përgjegjësi e të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvend që kanë marrë besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar. Bllokimi i votimit të këtyre marrëveshje për inate politike të së kaluarës është papërgjegjësi e madhe që shkon në dëm të qytetarëve dhe bizneseve të vendit”, thuhet në reagimin e Demokracisë Plus, raporton arbresh.info.
Demokraci Plus kërkon nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që të paktën për një moment, të lënë anash dallimet politike dhe ambiciet për pushtet, dhe të përqendrohen në luftën ndaj pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit.
Në këtë drejtim, kjo organizatë bënë thirrje që marrëveshjet ndërkombëtare të cilat kërkojnë ratifikimin nga ana e Kuvendit, të trajtohen me seriozitetin më të lartë individualisht, dhe të mos refuzohen pa pasur vërejtje për përmbajtjen e tyre. /arbresh.info
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...