Drejtori i Institutit GAP, Agron Demi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka komentuar aderimet që janë bërë ditëve të fundit, nëpër partitë politike.
Sipas tij, shumica e këtyre aderimeve kanë qenë persona të “PR”, duke i quajtur persona që qesin “fall” në debate publike.
Mirëpo, të njëjtin mendim nuk e ka edhe për aderimin e sotëm në LDK, të Lumir Abdixhikut.
Ai thotë se angazhimi i Abdixhikut në politikë është një prurje më përmbajtjesore në skenën politike në vitet e fundit.
Ai të gjitha këto aderime i ka quajtur
Deri më sot, shumica e aderimeve në parti politike kanë qenë persona të “PR”, aso që qesin “fall” në debate publike, të cilët Nassim Nicholas Taleb do ti quante si “profesionistë të kostumeve bosh”, apo aso që partitë politike i angazhojnë vetëm sa për ta vazhduar iluzionin e ndryshimit.
Por, angazhimi i sotshëm i Lumir Abdixhikut në politikë është një ndër prurjet më përmbajtjesore në skenën politike në vitet e fundit. Dhe unë kam shumë besim se Lumiri do të ketë ndikim pozitiv së pari në LDK dhe pastaj në skenën politike në përgjithësi.
Shpresoj shumë se LDK do të jetë Parti e Vjoses e Lumirit, e jo parti e Agim Veliut, Lutfi Hazirit, Haki Rugovës e plotë oportunistëve tjerë politik.
Të priftë e mbara Lumir 🙂
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...