Google ADS

Demi: Listat zgjedhore sinjal për qeverisjen

18:30 | 23 Maj 2017
M. A.

Drejtori I Institutit GAP, Agron Demi përmes një postimi në rrjetin social facebook ka komentuar renditjen në lista zgjedhore të kandidatëve për deputetë.

Sipas pjesëtarit të shoqërisë civile kur Zafir Berisha renditet para Besnik Tahirit e Labinot Tahiri para Vjosa Osmanit nuk duhet të habitemi kur në qeverisje përparësi i jepet nepotizmit e korrupsionit para sundimit të ligjit, e zhvillimit ekonomik.

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Kur partitë në lista zgjedhore i japin përparësi Zafir Berishes para Besnik Tahirit, Xhevat Bislimit para Saranda Bogujevcit, Labinot Tahirit para Vjosa Osmanit, nuk duhet me u befasuar kur në qeverisje përparësi i japin nepotizmit, korrupsionit e demarkacionit, në vend të sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik e integrimeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme