Demi: Bizneset duhet të fillojnë që t’i kërkojnë klientëve mbajtjen e detyrueshme të maskave

10:35 | 18 Qershor 2020
Arbresh.info

Analisti i politikave në Institutin për Studime të Avancuara GAP, Agron Demi ka thënë se, bizneset duhet të fillojnë që t’i kërkojnë qytetarëve mbajtjen e detyrueshme të maskave.

Demi me anë të një shkrimi në Facebook, ka treguar se bizneset nuk dëmtohen vetëm nga masat kufizuese, por edhe nga eliminimi i të gjitha masave mbrojtëse ndaj virusit COVID-19.

“Bizneset nuk dëmtohen vetëm nga masat kufizuese, por edhe nga eliminimi i të gjitha masave mbrojtëse ndaj virusit. Kur t’i kap qytetarët paniku nga virusi, bizneset do të kenë vështirësi po aq të mëdha sikurse kur u vendosen masat. Studimet si ky tregojnë se masat e distancimit social janë më të favorshme për ekonominë, se sa mos marrja e asnjë mase: https://papers.ssrn.com/sol3/papers.cfm?abstract_id=3561934. Andaj, nëse dëshirojnë me e mbrojt veten, bizneset duhet të fillojnë që t’i kërkojnë qytetarëve mbajtjen e detyrueshme të maskave dhe dezinfektimin e duarve. Ngase si duket Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK nuk kanë më haber si me vepru”, shkruan Demi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme