Demi akuzon Beqajn për PTK dhe KEK-un

21:19 | 23 Prill 2018
Trina Galanxhi

Ish-kryeshefi ekzekutiv i GAP-it dhe analisti Agron Demi ka akuzuar Besim Beqaj se gjatë mandatit të tij ka shkatërruar PTK-në, pasi shiti rrjetin e energjisë bashkë me katër hidrocentrale për 26 milionë euro.Ai në një shkrim në Facebook ka thënë se ‘për të kryer këtë krim financiar, duhet të jetë goxha inovativ’.

Postimi i plotë:

Vetëm një nga krimet financiare të qeverive në këto dhjetë vjet:14 korrik 2009 – 27 shkurt 2013: Qeveria i merr 410 milionë euro divident nga PTK.Prill 2018: PTK është fut në 60 milionë euro borxh.E përgjegjësit për këtë krim janë ende ministra. Pasi e shkatërroi PTK, pasi shiti rrjetin e energjisë bashkë me katër hidrocentrale për 26 milionë euro, tash është Ministër i Inovacionit.Koxha inovativ duhesh me qenë për me ba krejt këtë krim financiar.Ndryshe, ndaj Besim Beqaj, minister i Inovacionit, është ngritur aktakuzë për përfshirjen në aferën “Pronto”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme