Demhasaj: Zgjedhja e presidentit mund të bëhet sikur në 2010’tën

10:10 | 22 Shkurt 2021
arbresh.info

Duke u bazuar në situatën e vitit 2010 kur Kuvendi i Kosovës zgjodhi presidentin para kryeministrit, rrjedhimisht një situatë e ngjashme mund të përsëritet edhe në vitin 2021, shkruan arbresh.info.

Nëse vendi nuk arrin të formoj qeverinë para datës 6 prill, datë kjo kur i skadon mandati i u.d presidentes Vjosa Osmani, ekzistojnë disa versione nëse Kuvendi mund të vazhdojë me zgjedhjen e një presidenti e pastaj të qes në votim qeverinë.

Analisti politik, Arton Demhasaj, ndryshe nga Miftaraj, vlerëson se mund të procedohet fillimisht me zgjedhjen e presidentit e tani të kryeministrit, por sipas tij nuk është e domosdoshme.

“Ne kemi pas një rast tillë në vitin 2010 kur në atë kohë ka qenë  ushtrues detyrë Jakup Krasniqi dhe fillimisht është zgjedh presidenti pastaj është shkuar me votimin e qeverisë. Kështu që mundet me shku me këtë logjikë të njëjtë edhe tash. Me hy ne procedura zgjedhja e presidentit, tani e kryeministrit, por nuk është e domosdoshme”, thotë Demhasaj.

Aktualisht ende nuk dihet se kur mund të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, që do t’i hapnin rrugë negociatave për koalicione të mundshme dhe formimit të institucioneve të dala nga këto zgjedhje./arbresh.info/

Kuvendi (s’)mund të zgjedhë presidentin para se të formojë qeverinë – Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme