Google ADS

Demhasaj: VV e LDK, më mirë se me lokacionin e stadiumit të merren me sigurimin e buxhetit për ta ndërtuar atë

22:46 | 21 Nëntor 2019
Arbresh.info

Arton Demhasaj nga “Çohu” ka thënë se lokacioni te Drenasi është më i përshtatshëm për ndërtimin e stadiumit si ai i Bërnicës.

Demhasaj, në RTV Dukagjini, ka thënë se në Kosovë duhet të vendoset logjika që puna e mirë e nisur nga një qeveri të vazhdohet nga ajo pasuese ku ka mbet.

“Nuk ka qenë momenti i mirë të diskutohet për lokacionin e stadiumit. Momenti ka qenë që këto dy parti që po synojnë të marrin pushtetin të diskutojnë se ku ta marrin buxhetin për të vendosur së paku në buxhetin e vitit 2020 çështjen e stadiumit”, tha ai.

Ai ka thënë se Qeveria Haradinaj kur ka vendosur Drenasin si lokacion për stadiumin e Kosovës ka pasur parasysh interesin e të gjitha qyteteve të Kosovës.

“Stadiumi i Kosovës nuk është vetëm i Prishtinës, por edhe i Gjilanit, Prizrenit, Pejës e të tjerëve. Lokacioni është në qendër të Kosovës dhe ka distanca afërsisht të njëjta dhe ka qasje në autostradë”.

Drejtori ekzekutiv i organizatës “Çohu” ka thënë se ndërtimi i stadiumit në Drenas është më pak i kushtueshëm se në Bërnicë për shkak të shpronësimeve.

Demhasaj ka thënë se edhe shumë shtete të zhvilluar nuk kanë ndonjë stadium kombëtarë por ndeshjet i zhvillojnë në stadiume të ndryshme të qyteteve të ndryshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme