Google ADS

Demhasaj: Në aktakuzat e Speciales nuk ka prova bindëse, ish-krerët e UÇK-së do dalin të pafajshëm

08:37 | 6 Nëntor 2020
Arbresh.info

Analisti Arton Demhasaj, foli në “Abc e mëngjesit” për aktakuzat e ngritura ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së.

Demhasaj i konsideroi akuzat të pavërteta, ndërsa shtoi se UÇK ka luftuar vetëm për lirinë e Kosovës.

“Kam qenë nga ata qytetar të Kosovës që kemi përjetuar krime e luftës. Situata sot është se Serbia po paraqitet si viktimë dhe kjo është padrejtësia më e madhe që po i bëhet shqiptarëve. Sot po shohim që është krijuar edhe një Gjykatë tjetër për të gjykuar lidershpin e UÇK, që po akuzohen për krime lufte. Besoj që ka qenë edhe një pjesë e lidershipit në Kosovë që kanë lejuar të ndodhë krijimi kësaj Gjykate”, tha ai.

Duke e konsideruar një padrejtësi ndaj Kosovës, analisti theksoi se në situatën politike nuk priten trazira pasi vendi tashmë sipas tij është mësuar: “Kosova tashmë është mësuar me këto procese. Mund të ketë lëkundje të vogla, por jo trazira”, u shpreh Demhasaj.

Gjatë bisedës në studio me Abc News, analisti u shpreh se në Kosovë institucionet e krijuara kanë mbetur veç në aspektin formal.

“Mendoj që duhet të kuptohej se nëse krijohet mekanizëm gjyqësor, ka qenë një naivitet nëse është menduar se nuk do të gjykoheshin. Po ashtu ka qenë edhe një lloj lufte politike, qoftë brenda partive të caktuara, apo partitë me parti. Është shumë e rëndësishme për kredibilitetin dhe imazhin e Kosovës si një vend i ri dhe si një vend që ka dalë në luftë.

Në aktakuzat e ngritura nuk ka prova bindëse, ne e dimë që derivimi i kësaj gjykate ka ardhë edhe nga ndihma e shumë prokurorëve nga Republika e Serbisë, për të deskretituar Kosovën. Mendoj që këto aktakuza do të shqyrtohen në Gjykatë dhe besoj që asnjë nga individët që akuzohen nuk do të dënohen, pasi të gjitha dyshimet apo provat janë të pavërteta.

Po ashtu besoj ka për të qenë shumë e vështirë për të gjetur dëshmitarë për të dëshmuar pavarësinë e dikujt për akuzat që janë gati mbi 22 vjeçare. UÇK nuk ka kryer krime, por ka luftuar për liri dhe besoj nuk do të arrijë dikush ta ndotë”, u shpreh analisti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme