Analist politik, Artan Demhasaj ka komentuar lidhur me presionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e taksës 100 përqind ndaj produkteve serbe.
Demhasaj për gazetën inFokus ka thënë se taksa duhet të suspendohet pasiqë SHBA-të kanë hyrë garancë për marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kemi një situatë të re politike në këtë aspekt në një mënyrë SHBA-të kanë hyrë si garancë potenciale të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë mendoj që qeveria duhet të shqyrtoj kërkesën e Amerikës. Ajo çfarë mund të bëhet është që të suspendohet kjo taksë për 5 muaj që t’i japin hapësirë një marrëveshjeje në mes shteteve” ka thënë ai.
Por nësë nuk arrihet asnjë marrëveshje në mës Kosovës dhe Serbisë, sipas Demhasajt, duhet të rikthehet kjo taksë.
“Thjesht duhet të luhet një lojë diplomatike që të ngrihet ose të suspendohet përkohësisht kjo taksë” shtoi ai për inFokus.
Që nga vendosja e kësaj takse Kosova ka dëmtuar Serbinë mjaft shumë ekonomikisht.
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...