Arton Demhasaj nga Organizata “Çohu” thotë në “Debat Plus” se BE tashmë ka shkuar me ofertën e re për presidentin e Serbisë.
“Presioni tashmë ka shkuar në drejtim të Serbisë. Kompromisi është që serbët që vijnë nga Serbia të vendosin targat siç kërkon Kosova, derisa serbët që jetojnë në Kosovë të vazhdojnë t’i përdorin tabelat ekzistuese që i kanë. Pra qytetarët serb që jetojnë në Kosovë mund të mbajnë targat KS derisa ata që vijnë nga Serbia të vendosin RKS”, tha ai duke ju referuar raportimeve të mediave serbe. Demhasaj thotë se tashmë po vërehet që presioni i Brukselit është orientuar drejt Serbisë.
Analisti thotë se megjithatë Kurti ka gabuar që në fillim është futur në dialog, e më pas ka marrë vendimin për reciprocitet.
“Problemi është se tashmë neve mund të na akuzojnë se po prishim dialogun. Pra ky vendim do të ishte dashur të merret para se të futeshin në dialog”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ndërsa analisti tjetër Ylli Hoxha ka thënë se kriza e krijuar pas reciprocitetit mund të zgjasë për një kohë më të gjatë derisa s’ka interesim nga bashkësia ndërkombëtare për të ndërhyrë.
“Kriza do të vazhdojë pasi BE-ja nuk është e gatshme t’i ofrojë integrim të shpejtë Serbisë derisa SHBA nuk do të bëjë presion derisa Serbia nuk kthehet nga NATO por vazhdon lidhjet me Rusinë”, tha Hoxha.
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...