Projektligji për Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, të cilit në fund i është bashkëngjitur edhe një aneks marrëveshje e i cili tëenjtenpritej që të diskutohej dhe të ratifikohej nuk u soll në Kuvend.
Kjo për shkak të mos pajtimeve që kishin partitë politike në mes vete për këtë projektligj, shkruan arbresh.info.
Për tri orë të tëra takimet jo vetëm mes partive politike që vazhdonin por takime kishte edhe me ambasadorë të huaj të cilët kërkonin që deputetët e Kuvendit të Kosovës të jenë unikë dhe ta ratifikojnë këtë marrëveshje.
Ata u deklaruan se ratifikimi i kësaj marrëveshje është në të mirë të qytetarëve të Kosovës.
Në pamundësi të dakordimit dhe 2/3 e votave Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli e ndërpreu seancën, për ta vazhduar po të njëjtën seancë ditën e premte me fillim në ora 10:00.
Por, as tëpremten ky projektligj nuk mori ndonjë epilog për shkak që as kësaj radhe nuk kishte ndonjë dakordim në mes partive politike.
Përplasje më e ashpër ndodhi në mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.
Kjo përplasje erdhi për shkak që LDK-ja nuk dëshiron ta pranojë raportin e Komisionit Shtetëror të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi i emëruar nga Qeveria Haradinaj.
Derisa kryeministri Haradinaj u shpreh i bindur se raporti në fjalë nuk do të ndryshojnë në asnjë shkronjë.
Të gjitha këto akuza e kundër akuza bënë që të mblidhen shefat e grupeve parlamentare në kabinetin e kryetarit Veseli për të vendosur se a do të vazhdojë seanca apo jo.
Në pajtim më shefat e grupeve parlamentare duke përjashtuar Vetëvendosjen të cilët nuk ishin të pranishëm në takim u vendos që seanca e radhës për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të vazhdojë më 28 shkurt.
Madje, kryetari Veseli kërkoi që të gjitha udhëtimet zyrtare jashtë vendit të anulohen për këtë ditë.
Por se a do të ketë zgjidhje kjo çështje të mërkurën. Analistët politikë në vend vlerësojnë se kjo çështje tashmëështë shndërruar në një skenar të tmerrshëm dhe e gjithë kjo në dëm të interesit të qytetarëve dhe të vendit.
Madje, janë skeptik që kjo çështje do të merr ndonjë epilog të mërkurën.
Analisti Leon Duhanaj, thotë për arbresh.info se çështja e liberalizimit të vizave tashmë është shndërruar në një skenar të tmerrshëm
“Për më shumë se tri vite, politika kosovare, sorollatet herë majtas e herë djathtas, pa pasur asnjë pikë serioziteti në këtë punë.Partitë politike, nuk e kanë në plan të parë, as qytetarin dhe mirëqenien e tij. Por, as territorin e Kosovës, për të cilin trumpetojnë aq shumë. Qëllimi i vetëm i tyre është pushteti”, ka thënë ai.
Sipas tij, kjo kastë politike po e çon vendin në greminë.
“Kjo kastë politike, pa përjashtim, po e çon vendin në greminë. Qytetarët duhet të organizohen në protesta derisa t’u dëgjohet zëri. Nuk duhet të lejohet infiltrimi i asnjë partie, sepse të gjitha janë të njëjta.Politika, nëse është e paaftë të marrë vendime, atëherë të lëshojnë rrugë. Paaftësia duhet ndëshkuar në maksimum”, ka pohuar Duhanaj.
Pothuajse, i të njëjtit mendim është edhe analisti tjetër Blerim Burjani.
Ai mendon që demarkacioni nuk do të ketë zgjidhje as të mërkurën.
“Mendoj se nuk mundet të zgjidhet demarkacioni as të mërkurën e ndoshta konfirmohet situata e njëjtë po që se LDK nuk lëshon pe, që në pako të aprovohet e tërë gama e marrëveshjes, edhepse në aspektin legal raporti i Bulliqit nuk ka kurrfarë rëndësie dhe nuk prodhon asnjë efekt ligjor në marrëveshjen e demarkacionit të vitit 2015, pra ky raport qëndron i kotë brenda pakos dhe votimi i tij nuk ka kurrfarë efekti legal”, ka deklaruar ai.
Burjani, thekson se deri sa LDK-ja, nuk dëshiron ta pranojë raportin e Shpejtim Bulliqit atëherë lindin dyshimet që do të krijohet një marrëveshje për rrëzim të Qeverisë.
“LDK po kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme deri sa nuk pranon në asnjë variant raportin e Bulliqit ideja është që të krijohet një marrëveshje përrrëzim të qeverisë , LDK ndoshta do të pranonte me kushte ratifikimin e marrëveshjes po qe se ka marrëveshje për rrëzim tëqeverisë dhe shpallje te zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme”, thotë Burjani.
Por, ndryshe mendon analisti tjetër Bekim Kabashi. Ai ka thënë se të mërkurën është momenti pothuajse i fundit kur demarkacioni duhet të votohet në Kuvend.
“Të mërkurën është momenti pothuajse i fundit kur demarkacioni duhet të jetë i votuar në Kuvend, pasi të njëjtën ditë në Kosovë do të vijnë zyrtarë të lartë nga BE-ja, për të parë nga afër rezultatet e përmbushjes së kritereve për liberalizim të vizave. Pas gjetjes së përafrimit të qëndrimit të partive politike rreth kësaj teme, me rastin e nënshkrimit të deklaratës së përbashkët nga ana e dy presidentëve, të Malit të Zi dhe Kosovës, AAK dhe LDK nuk po pajtohen rreth përfshirjes në projektligj të raportit të Komisionit të Bulliqit”, ka thënë ai.
Kohëve të fundit përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë shpeshtuar deklaratat e tyre që kjo marrëveshje duhet të ratifikohet në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm pa viza, mirëpo nuk po lënë pa përmendur edhe kushtin tjetër që është luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson, gjatë qëndrimit në Prishtinë më 14 shkurt, ka thënë se Kosova nga 95 kushte ka mbetur pa plotësuar edhe dy, ratifikimin e demarkacionit dhe luftën kundër korrupsionit./J.Zhuniqi/arbresh.info/
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe