Google ADS

“Demarkacioni të kalojë sa më shpejt”

21:27 | 24 Janar 2018
Arbresh.info

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha gjatë emisionit Euro Tribuna tha se duhet të jetë në interes të të gjithë ve, një koncensus dhe në këtë formë të ratifikohet marrëveshja me Malin e Zi.

“Shtetësia e Kosovës forcohet me ratifikimin e demarkacionit”… shtoi mes tjerash Hoxha.

Ajo tha se kanë kaluar 2 vjet e gjysmë dhe në këtë formë , ky është ligj i vazhduar, që në këtë mënyrë të jetë si kusht edhe liberalizimi i vizave, por jo edhe të ndaloj pikërisht demarkacioni.

Mes tjerash tha se duhet të ketë presion edhe nga qytetarët që sa më shpejt të ndodh liberalizimi i vizave.

“Nuk ka ditë që nuk pranoj kërkesa pikërisht nga qytetarët, qoftë edhe për liberalizim, për humanitet e shumë çka tjetër”… shtoi ajo.

Ajo bëri thirrje që demarkacioni të kaloi sa më shpejt e sidomos në 3 mujorin e parë të vitit 2018.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme